Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Prapė dridhje tė tokės, tash nė Mitrovicė
Prapë dridhje të tokës, tash në Mitrovicë
11 mars Epiqendra e tërmetit ishte 60 km në juglindje të Istogut. “Deri më tash nuk kemi informata për dëme materiale, megjithëse nuk pritet që një tërmet i përmasave të tilla të shkaktojë dëme”, tha Zeqiri.
Prapė dridhje tė tokės, tash nė Mitrovicė
Mitrovicë 11 mars- Një dridhje e re e tokës, me fuqi më të vogël se ajo e djeshmja, ka ndodhur sot paradite, ka konfirmuar Zyra për Sizmologji. Dridhja është regjistruar në ora 9:59, sipas orës lokale.

Tërmeti ishte i fuqisë 3.3 ballësh të shkallës së Rihterit, tha për Express Naim Zeqiri, shef i Zyrës për Informim në Ministrinë e Energjisë dhe të Minierave, në kuadër të të cilës funksionon Zyra për Sizmologji.

Epiqendra e tërmetit ishte 60 km në juglindje të Istogut. “Deri më tash nuk kemi informata për dëme materiale, megjithëse nuk pritet që një tërmet i përmasave të tilla të shkaktojë dëme”, tha Zeqiri.

Ekspertët për sizmologji e konsiderojnë të zakonshme që një tërmet më i fuqishëm, sikur që ishte ai i djeshmi, të pasohet me dridhje të vogla. / Zhurnal /


Publikuar: 11.03.2010 (16:48), Lexuar: 173 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio