Futbollisti më i mirë afrikan, Drogba mund Etonë

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë është shpallur futbollisti më i mirë afrikan i vitit 2009, duke lënë pas Samuel Etonë dhe Mikael Esienin.

Futbollisti mė i mirė afrikan, Drogba mund Etonė
Çelsi-Inter ka filluar. Në prag të sfidës së kthimit në 1/8 e Ligës së Kampionëve është dueli i sulmuesve kryesorë të skuadrave përkatëse që ndez betejën. Didier Drogba ka mposhtur Samuel Etonë në garën për titullin e futbollistit më të mirë afrikan të vitit që lamë pas.

Sulmuesi i Bluve të Londrës ka qenë më i votuari në krahasim me atë të Interit, nga Konfederata Afrikane e Futbollit e mbledhur në Akra. Drogba pason në këtë çmim togolezin Adebajor dhe e ka fituar këtë titull edhe në vitin 2006.

I treti është renditur mesfushori ganez i Çelsit, Mikael Esien. Gjithashtu, në ceremoninë e zhvilluar në kryeqytetin e Ganës, është shpallur edhe kombëtarja afrikane e vitit. Algjeria e fitoi këtë çmim, pasi u mor parasysh kualifikimi në Kupën e Botës (eliminoi Egjiptin në ndeshjen e fundit).


Kategoria: Sport
Publikuar: 12.03.2010 (15:44)
Burimi: http://www.tvkoha.tv/3554/futbollisti-me-i-mire-afrikan-drogba-mund-etone.html