Ministri Konjanovski u takua me ambasadorin e ri francez Zhan-Klod Shlumberger

12 mars "Në takimin e parë të ministrit Konjanovski me ambasadorin e ri, ishte konfirmuar kënaqësia e ndërsjelltë për shkak të bashkëpunimit jashtëzakonisht të suksesshëm ndërmjet dy vendeve në sferën e mbrojtjes, ndërkaq u theksua edhe mirënjohja për mbështetjen e vazhdueshme në sferën e bashkëpunimit mbrojtës që Republika e Maqedonisë e merr nga Republika e Francës", kumtoi Ministria e Mbrojtjes.

Ministri Konjanovski u takua me ambasadorin e ri francez Zhan-Klod Shlumberger
Ministri i Mbrojtjes, Zoran Konjanovski, sot u takua me ambasadorin e ri të Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë, Zhan-Klod Shlumberger.

"Në takimin e parë të ministrit Konjanovski me ambasadorin e ri, ishte konfirmuar kënaqësia e ndërsjelltë për shkak të bashkëpunimit jashtëzakonisht të suksesshëm ndërmjet dy vendeve në sferën e mbrojtjes, ndërkaq u theksua edhe mirënjohja për mbështetjen e vazhdueshme në sferën e bashkëpunimit mbrojtës që Republika e Maqedonisë e merr nga Republika e Francës", kumtoi Ministria e Mbrojtjes.

Në suaza të takimit, nga ana e ministrit Konjanovski u prezantua fakti për vazhdimin e reformave në Ministrinë e Mbrojtjes dhe ARM, rritjen e pjesëmarrjes së ARM-së në misionet jashtë vendit, mbetja në përcaktimin për BE dhe NATO integrime, si dhe angazhimi në rajon dhe kontributi për stabilitetin e tij.

Në atë kontekst, nga ambasadori Shlumberger u shpreh mirënjohja për angazhimet e cekura dhe njëherit u theksua se vendi i Republikës së Maqedonisë është në BE dhe në NATO, qëndron në kumtesën nga Ministria e Mbrojtjes


Kategoria: Lajme > Maqedoni
Publikuar: 12.03.2010 (16:36)
Burimi: http://www.tvkoha.tv/3555/ministri-konjanovski-u-takua-me-ambasadorin-e-ri-francez-zhan-klod-shlumberger.html