Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Milloshoski: Marrėveshjet me Bullgarinė tė sjellin dobi pėr tė dy palėt dhe tė mos krijojnė kundėrthėnie plotėsuese
Milloshoski: Marrëveshjet me Bullgarinë të sjellin dobi për të dy palët dhe të mos krijojnë kundërthënie plotësuese
12 mars- Milloshoski thotë se integrimet evropiane nuk janë t[ dobishme vetëm për Maqedoninë, por edhe për rajonin dhe për fqinjësinë. "Pres që ato të mbështeten edhe nga fqinjët e edhe nga Republika e Bullgarisë, sepse përgjegjësia e vendeve - anëtare të BE-së është ta mbështesin kredibilitetin e vetë Unionit dhe të kontribuojnë për politikën e tij", u përgjgij Milloshoski, i pyetur çka nëse nuk nënshkruhet kjo marrëveshje dhe Bullgaria atë para BE-së e shfaq si akt kundër marrëdhënieve të mira fqinjësore.
Milloshoski: Marrėveshjet me Bullgarinė tė sjellin dobi pėr tė dy palėt dhe tė mos krijojnė kundėrthėnie plotėsuese
Projekt marrëveshja e Bullgarisë për avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore analizohet në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në institucione të tjera të cilat mund të japin mendimin e vet, e më pas do të dalim me qëndrim të caktuar dhe replikë ndaj propozimit. Presim që marrëveshjet e këtilla të sjellin dobi për të dy palët dhe të mos krijojnë kundërthënie plotësuese në opinionin këtu dhe në Republikën e Bullgarisë, deklaroi sot shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Antonio Milloshoski.

""Çdo iniciativë qëllimmirë meriton të shqyrtohet në mënyrë të besueshme, në mënyrë që të mund të nxjerrim ndonjë dobi. Në çdo rast, mendoj se është shumë më e rëndësishme është se si sillemi ndaj njëri tjetrit në situata konkrete", deklaroi Milloshoski para mbledhjes së Komisionit kuvendor për politikë të jashtme.

Sipas tij, prioritet i Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë është Korridori 8 i pambaruar. "Ajo është sfida jonë më serioze. Nëse kanë sukses të dyja qeveritë, tani apo në të ardhmen atë ta kompensojnë, atëherë mund të lavdërohemi se kemi bërë përparim serioz dhe thelbësor në marrëdhëniet", mendon Milloshoski.

Milloshoski thotë se integrimet evropiane nuk janë t[ dobishme vetëm për Maqedoninë, por edhe për rajonin dhe për fqinjësinë. "Pres që ato të mbështeten edhe nga fqinjët e edhe nga Republika e Bullgarisë, sepse përgjegjësia e vendeve - anëtare të BE-së është ta mbështesin kredibilitetin e vetë Unionit dhe të kontribuojnë për politikën e tij", u përgjgij Milloshoski, i pyetur çka nëse nuk nënshkruhet kjo marrëveshje dhe Bullgaria atë para BE-së e shfaq si akt kundër marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Shefi i diplomacisë thotë se aktivitete të caktuara të shtuara në atë plan ka edhe nga Sllovenia, e edhe nga Austria dhe nga Republika e Greqisë. "Nëse mundet në atë mënyrë të shqyrtohet retorika e tyre. Nuk do të ishte keq edhe Republika e Bullgarisë, si vend anëtare e BE-së nga ky rajon të ketë politikë më proaktive, e cila do ta mbështesë dhe do të japë iniciativa për zgjerimin evropian në rajon", shtoi Milloshoski.


Publikuar: 12.03.2010 (16:37), Lexuar: 55 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio