Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Jakupi: Po pėrfundon pėrpunimi i dokumentacionit tė tenderit pėr tre deponi rajonale
Jakupi: Po përfundon përpunimi i dokumentacionit të tenderit për tre deponi rajonale
12 mars- Procedura rreth dokumentacionit të tenderit po përfundon, theksoi Jakupi, duke shtuar se nuk ka pasur mosmarrëveshje ndërmjet pushtetit lokal dhe atij qendror për këto rajone dhe se janë formuar komisione të përbashkëta. Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësiror theksoi se tenderi përbëhet prej dy pjesëve, përkatësisht për grumbullimin dhe trajtimin e mbeturinave, që do të jetë në kompetenca të komunave dhe për deponinë.
Jakupi: Po pėrfundon pėrpunimi i dokumentacionit tė tenderit pėr tre deponi rajonale
Urim Hasipi
Javën e ardhshme Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësiror do ta shpallë tenderin për deponitë rajonale në rajonin e Pollogut, rajonin jugperëndimor dhe në atë juglindor, informon ministri i resorit, Nexhati Jakupi në takimin e sotëm me gazetarë.

Procedura rreth dokumentacionit të tenderit po përfundon, theksoi Jakupi, duke shtuar se nuk ka pasur mosmarrëveshje ndërmjet pushtetit lokal dhe atij qendror për këto rajone dhe se janë formuar komisione të përbashkëta.

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësiror theksoi se tenderi përbëhet prej dy pjesëve, përkatësisht për grumbullimin dhe trajtimin e mbeturinave, që do të jetë në kompetenca të komunave dhe për deponinë.

Ai paralajmëroi se do të bëhet selektim i dyfishtë i mbeturinave, nga i cili 30 për qind do të shkojë në deponi dhe prej tyre do të bëhet biomasë. Deponitë, sipas Jakupit, ndërkaq në pajtim me rregullativat evropiane, deri në vitin 2020 do të mbyllen tërësisht, ndërsa mbeturinat është paraparë të shfrytëzohen për bioenergji.

"Ideja jonë në pajtim me studimin dhe planin për menaxhim me mbeturinat mjekësore të vendoset sistem i integruar për grumbullimin e mbeturinave mjekësore dhe trajtimit, përkatësisht të digjet në një lokacion në stufë, incelerator përmes partneritetit publik - privat. mendojmë se më i përshtatshëm është lokacioni ekzistues i deponisë "Drislla"", shtoi ai.

Partneri privat, siç sqaroi, do të vendosë sistem të grumbullimit të mbeturinave mjekësore, do ta ndërtojë inceleratorin, do të grumbullojë dhe do të menaxhojë me mbeturinat e caktuara mjekësore në shtet dhe do të vendosë partneritet publik - privat me Ministrinë dhe me spitalet.

Tenderi për ndërtimin e inceleratorit ishte anuluar gjatë ribalancit të fundit të buxhetit, me të cilin ishin shkurtuar mjetet, por financat nuk janë siguruar edhe me buxhetin për këtë vit.


Publikuar: 12.03.2010 (18:43), Lexuar: 139 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio