Me largimin e portugezit, Uejn Runi ka më tepër hapësirë dhe me formën që ka treguar prej fillimit të këtij sezoni, rekordi i Ronaldos mund të thyhet.
Deri tani sulmuesi i kombëtares së Anglisë ka shënuar 30 gola, 12 më pak se rekordi i vendosur dy vite më parë nga Kristiano Ronaldo. Nëse Runi vazhdon të shënojë me këtë ritëm, ky rekord me siguri i ka ditët e numëruara. Po kështu, nëse arrin të udhëheqë Mançesterin në Ligën e Kampionëve dhe të shkojë sa më larg në Kupën e Botës me kombëtaren e 3 Luanëve, 25-vjeçari me shumë mundësi do ta bëjë të vetin Topin e Artë.
20 gola ka shënuar gjithsej Uejn Runi në Ligën e Kampionëve, 10 prej të cilëve ua ka shënuar skuadrave italiane: 6 Milanit dhe 4 Romës. Pjesën dërrmuese të golave i ka shënuar me kokë. Tashmë stërvitem më pak, por kam më shumë liri gjatë lojës dhe shoh më shumë drejt portës, tha Runi, i cituar nga tabloidi britanik Daily Mail.