Sulmohet një veturë e EULEX-it në veri të Kosovës

13 mars Sipas policisë, rasti ka ndodhur pas orëve të mesnatës kur persona tash për tash të panjohur për policinë kanë shtënë me armë zjarri ndaj automjetit të EUELX-it.

Sulmohet njė veturė e EULEX-it nė veri tė Kosovės
Një veturë e EULEX-it është sulmuar në mesnatë në vendkalimin kufitar me Serbinë, në Zubin Potok, njohtojnë mediat kosovare.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani konfirmoi se vetura është gjuajtur me armë zjarri dhe me mjet shpërthyes.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur pas orëve të mesnatës kur persona tash për tash të panjohur për policinë kanë shtënë me armë zjarri ndaj automjetit të EUELX-it.

"Mbrëmë në ora 00.35 është regjistruar një sulm me armë zjarri dhe hedhje të mjetit shpërthyes te porta kufitare numër 31, në një veturë të EULEX-it, e cila ndodhej në atë portë", ka thënë Kelani.

Ai ka shtuar se nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëmtime në veturë, ndërkohë që Policia e Kosovës së bashku me Policinë e EULEX-it ka nisur hetimet.

"Tash për tash nuk ka të arrestuar rreth këtij rasti", ka thënë Kelani, duke shtuar se detajet e tjera në lidhje me rastin do të publikohen gjatë ditës.


Kategoria: Lajme > Rajon
Publikuar: 13.03.2010 (17:13)
Burimi: http://www.tvkoha.tv/3570/sulmohet-nje-veture-e-eulex-it-ne-veri-te-kosoves.html