Televizioni Koha
Lajme > Rajon > Policia e Serbisė arreston 9 paramilitarė pėr krime lufte nė Kosovė
Policia e Serbisë arreston 9 paramilitarë për krime lufte në Kosovë
13 mars Dyshohet se këta persona kanë kryer krime në Qyshk të Pejës, me 14 maj të vitit 1999. Mediat serbe raportojnë se bëhet fjalë për pjesëtarë të formacionit paraushtarak "Çakej", të Mbrojtjes Territoriale dhe Njësisë Rezervë të Policisë, të cilëve u ka prirë krimineli, Nebojsha Miniç.
Policia e Serbisė arreston 9 paramilitarė pėr krime lufte nė Kosovė
Policia e Serbisë arrestoi mbrëmë 9 persona të dyshuar për krime lufte në Kosovë, transmetojnë mediat kosovare.

Dyshohet se këta persona kanë kryer krime në Qyshk të Pejës, me 14 maj të vitit 1999. Mediat serbe raportojnë se bëhet fjalë për pjesëtarë të formacionit paraushtarak "Çakej", të Mbrojtjes Territoriale dhe Njësisë Rezervë të Policisë, të cilëve u ka prirë krimineli, Nebojsha Miniç.

Prokuroria për krime lufte në Serbi, njoftoi se janë arrestuar nëntë paraushtarakë, të akuzuar për vrasjen e rreth 200 shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë. Prokurori Bruno Vekariq tha se gjithsej 26 pjesëtarë të trupave serbe akuzohen për masakrën e Qyshkut, në maj të vitit 1999. Sipas tij, shumica e të akuzuarve ndodhen jashtë Serbisë.


Publikuar: 13.03.2010 (17:15), Lexuar: 367 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio