Albert Bunjaku trim i ndeshjes

Goli i Bunjakut ka qenë vendimtar për fitoren 2:1 të Nurnbergut si udhëtues kundër skuadrës së Hertha-s. Kampioni në fuqi, Wolfsburgu, shënoi fitore të lartë 4:0 kundër M.gladbachit.

Albert Bunjaku trim i ndeshjes
Futbollisti nga Kosova, Albert Bunjaku, padyshim se është figura kryesore e skuadrës së Nurnbergut. Ai këtë gjë e vërtetoi në ndeshjen e javës së 26-të të Kampionatit të Gjermanisë kur shënoi gol në Berlin kundër Hertha-s. Goli i Bunjakut ka qenë vendimtar për fitoren 2:1 të Nurnbergut si udhëtues kundër skuadrës së Hertha-s. Bunjaku ndër më të mirët në lojë, që solli edhe tri pikë të mëdha dhe që shtojnë shpresa për mbetje në ligë. Në minutën e 36-të Gekas shënoi për epërsinë 1:0 të Hertha-s. Në pjesën e dytë të takimit ndryshuan gjërat në fushat dhe për të mirë te skuadrës së kryetrimit Bunjaku.

Në minutën e 61-të Risse asiston dhe Bunjaku për mrekulli shfrytëzon duke barazuar rezultatin 1:1. Ky barazim i rezultatit ka bërë që Nurnbergu në vazhdim të lojës të merr krah dhe kjo dha rezultat për fitore. Charisteas në minutën e 90-të shënoi për fitoren e madhe të Nurnbergut me rezultat 2:1. Bunjaku luajti 90 minuta dhe ishte më së i merituari për këtë fitore të madhe. Nurnbergu zë vendin e 15 me 24 pikë të grumbulluara. Kampioni në fuqi, Wolfsburgu, shënoi fitore të lartë 4:0 kundër M.gladbachit.

Rezultatet

Mainz - Köln 1:0 (0:0)

Bochum - Dortmund 1:4 (0:2)

Hannover - Frankfurt 2:1 (1:1)

M'gladbach - Wolfsburg 0:4 (0:1)

Hertha - Nürnberg 1:2 (1:0)

Schalke - Stuttgart 2:1 (0:0)


Kategoria: Sport
Publikuar: 14.03.2010 (11:09)
Burimi: http://www.tvkoha.tv/3572/albert-bunjaku-trim-i-ndeshjes.html