Televizioni Koha
Sport > Mesi: Duhet tė kemi kujdes ndaj Shtutgartit
Mesi: Duhet të kemi kujdes ndaj Shtutgartit
Futbollisti i Barcelonës, Lionel Mesi ka pohuar se skuadra e tij duhet të ketë kujdes në sfidën e ardhshme në Ligën e Kampionëve, në mënyrë që të mos përjetojë zhgënjimin e njëjtë sikurse Reali i Madridit.
Mesi: Duhet tė kemi kujdes ndaj Shtutgartit
“Para vetës kemi sfidën me Shtutgartin, në të cilën ende nuk është vendosur asgjë sa i përket skuadrës që do të kualifikohet tutje, prandaj duhet ta kemi parasysh atë që i ndodhi Realit dhe të tregohemi të kujdesshëm. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Të gjitha ndeshjeve i qasemi me një dozë përulësie. Vitin e kaluar ndoshta patëm edhe fat dhe fituam të gjitha trofetë, por sivjet duhet të fillojmë gjithçka nga e para. Duhet të punojmë intensivisht dhe të japim maksimumin për t’i arritur objektivat tonë”, ka theksuar Mesi.


Publikuar: 14.03.2010 (15:07), Lexuar: 70 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio