Mançester Junaited ringjitet në krye të Premier Ligës angleze, falë fitores së pastër 3-0 përballë Fulhamit në kuadër të javës së 30-të.
Uejn Runi vazhdon të mahnitë me paraqitjet e tij, dhe duket se dygolëshat po bëhen të zakonshëm për të. Fillimisht ai e kalon skuadrën në avantazh në minutën e 46-të.
Pesë minuta para përfundimit të kohë së rregullt është sërish Runi që shënon, duke dyfishuar shifrat. Kur dukej se rezultati përfundimtar po shkonte 2-0, bullgari Dimitar Berbatov shënon golin e tretë për kampionët e Anglisë, duke vulosur gjithçka në këtë takim.
Mançesteri ngjitet në krye të klasifikimit me 66 pikë, dy më shumë se Çelsi dhe Arsenali, por londinezët e Çelsit kanë një ndeshje më pak.