Televizioni Koha
Sport > Paraqitja e Beckhamit nė Botėror e pasigurt
Paraqitja e Beckhamit në Botëror e pasigurt
Lëndimi i këmbës që pësoi Beckham në ndeshjen e të dielës me Chievon, rezikon pjesëmarjen e tij në Botërorin Afrika e Jugut 2010. Sipas lajmeve që vijnë nga Milano, dëmtimi i Beckhamit nuk është aspak i lehtë dhe duket se anglezin do ta mbajë një kohë të gjatë jashta fushave.
Paraqitja e Beckhamit nė Botėror e pasigurt
Një lëndim i këmbës duket se i ka mbyllur shpresat e yllit të futbollit britanik,David Beckham,që të paraqitet në pjesën finale të Kupës Botërore në Afrikën e Jugut.Raportohet se lëndimi i thembrës ka ndodhur gjatë takimit të klubit të tij Milano, me ekipin Chievo, të cilin Milano e fitoi me rezultat 1:0.Ekspertët thonë se shërimi i lëndimeve të këtilla kërkon deri në tre muaj shërim, ndërsa kampionati botëror në Afrikën e Jugut fillon më 11 qershor.David Beckham për seleksionin e Anglisë ka luajtur 115 ndeshje dhe ka shpresuar se do të bëhej lojtari i parë anglez, që ka luajtur në katër kampionate botërore të futbollit.


Publikuar: 15.03.2010 (11:25), Lexuar: 47 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio