Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Incident i armatosur nė Shkup, njė i vdekur
Incident i armatosur në Shkup, një i vdekur
15 mars- Motivi i incidentit tani për tani mbetet i panjohur, megjithatë jo zyrtarisht mësohet se bëhet fjalë për larje hesapesh në mes të dy të arrestuarve me personin që ndërroi jetë. Nga ministria e Brendshme thanë se po punohet në zbardhjen e rastit dhe se dy të arrestuarit po merren në pyetje.
Incident i armatosur nė Shkup, njė i vdekur
Një i vdekur, një i lënduar dhe dy të arrestuar, është epilogu i incidenti që ndodhi në orën 16 e 30 minuta në afërsi të Sallës Universale në Shkup.

Motivi i incidentit tani për tani mbetet i panjohur, megjithatë jo zyrtarisht mësohet se bëhet fjalë për larje hesapesh në mes të dy të arrestuarve me personin që ndërroi jetë.

Nga ministria e Brendshme thanë se po punohet në zbardhjen e rastit dhe se dy të arrestuarit po merren në pyetje.

Si rezultat i incidentit Bulevardi “Aradhet Partizane”, për disa orë qëndroi i bllokuar. Njësite të policisë dhe kriminalistikës ishin në teren dhe zhvilluan hetimet dhe ekspertizën. /alsat-m/telegrafi/


Publikuar: 15.03.2010 (23:47), Lexuar: 338 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio