Televizioni Koha
Sport > Ferguson Interit: Doni tė mundni Ēelsin? Ndalni Drogbanė!
Ferguson Interit: Doni të mundni Çelsin? Ndalni Drogbanë!
Trajneri i Mançester Junajtid, Aleks Ferguson, e konsideron sulmuesin Didier Drogba si futbollistin që mund të bëjë diferencën në sfidën e sontshme midis Çelsit dhe Interit.
Ferguson Interit: Doni tė mundni Ēelsin? Ndalni Drogbanė!
Sonte në mbrëmje në “Stamford Bridge” Blutë e Londrës presin Interin e Hoze Mourinjos, në sfidën e kthimit të 1/8-ave të Ligës së Kampionëve. Për Sër Aleks, kjo do jetë një ndeshje e vështirë për të dy ekipet, sidomos për Çelsin, që përballet me ish-trajnerin Mourinjo.

“Çelsi është një skuadër shumë e vështirë për t’u mundur në shtëpi. Por përballë do ketë një Inter të fortë, ndërtuar nga Hoze Mourinjo”, u shpreh numri një i stolit të “Djajve të Kuq” për të përjavshmen britanike “Sunday People”. Më tej ai shtoi: “Nuk ka për të qenë aspak e lehtë për Çelsin, pasi Interi luan ashtu siç do Mourinjo”.

Për Fergusonin, vendimtar në këtë sfidë do jetë mënyra se si Didier Drogba do sillet në fushën e lojës. “Ai është shtatlartë dhe për ta mbuluar, nevojiten lojtarë të tillë. Interi ka Lusion, por do ta kenë problem me Samuelin, që nuk është shumë i gjatë. Ai është i fortë, por gjatësia nuk e lejon të fitojë duelet me afrikanin dhe ky mund jetë një problem”, theksoi Aleks Ferguson.


Publikuar: 16.03.2010 (12:58), Lexuar: 150 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio