Nesta është operuar me sukses dhe sipas të dhënave të fundit pritet që të rikthehet brenda 30 ditëve në fushë.
Alessandro Nesta, mbrojtës i Milanit, nuk ka pasur kurrfarë mundësie që ti shmanget operimit. Nesta është operuar me sukses dhe sipas të dhënave të fundit pritet që të rikthehet brenda 30 ditëve në fushë. Alessandro Nesta iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjike në klinikën Villa Stuart në Romë nga profesori Pier Paolo Mariani në prezencën e Massimo Manaras. Nesta do ti nënshtrohet një faze rikuperimi prej dy javësh. Ai pritet të rikthehet në aksion pas 30 ditësh, thuhet në komunikatë e klubit të Milanit.
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.