16 mars
Norrie është mashkull i lindur, por para 20 viteve ndryshoi gjininë. Nuk ishte i kënaqur as si femër dhe ndaloi të përdorë hormone për tu bërë neutral.
Mjekët thanë se nuk janë në gjendje të përcaktohen nëse ai është mashkull ose femër.
Norrie May Welby (48 vjeç) nga Sydney është njeriu i parë në botë i cili nuk e di se a është mashkull ose femër. Në librin e regjistrit i shkruan se gjinia është e papërcaktuar.
Norrie është mashkull i lindur, por para 20 viteve ndryshoi gjininë. Nuk ishte i kënaqur as si femër dhe ndaloi të përdorë hormone për tu bërë neutral.
Mjekët thanë se nuk janë në gjendje të përcaktohen nëse ai është mashkull ose femër.
Norrie u shpërngul nga Skocia në moshën tetëvjeçare, ndërsa zyrtarët në Australi e lejuan që në letërnjoftim të shkruajë se gjinia e tij është e papërcaktuar.
Është gabim të përcaktohet gjinia ime si mashkull ose femër. Më së miri është ta shënojnë atë si neutrale dhe këtë edhe e kam bërë, tha Norrie.
Zyrtarët në Britani mbetën të habitur me definimin e gjinisë sepse më herët kurrë nuk kishin dëgjuar se dikush në botë mund të jetë neutral. /Telegrafi/