Televizioni Koha
Lajme > Botė > Gjermanėt ndėrtuan shtėpinė me kulm teposhtė
Gjermanët ndërtuan shtëpinë me kulm teposhtë
16 mars- Projekti me vlerë 270.000 euro, një pjesë e së cilës është financuar nga një donacion i BE-së, ka për qëllim nxitjen e turizmit në krahinën më veriore të Gjermanisë, Schleswig-Holstein.
Gjermanėt ndėrtuan shtėpinė me kulm teposhtė
Shtëpia e ndërtuar së prapthi është atraksioni më i ri i kopshtit zoologjik Gettorf në qytetin Kreis Rendsburg-Eckernforde në veri të Gjermanisë.

Projekti me vlerë 270.000 euro, një pjesë e së cilës është financuar nga një donacion i BE-së, ka për qëllim nxitjen e turizmit në krahinën më veriore të Gjermanisë, Schleswig-Holstein.

Kjo shtëpi e kompletuar familjare është hapur të dielën, ndërsa do t’i hapë dyert për turistët më 30 mars.

Ideatorët e këtij projekti besojnë se shtëpinë do ta vizitojnë 15 mijë turistë në vit. Vizita në “shtëpinë e çmendur” nuk është llogaritur me biletën e kopshtit zoologjik dhe do të paguhet ndaras.

Të rriturit për ta parë këtë shtëpi nga brenda duhet t’i paguajnë katër euro, ndërsa fëmijët tre. /Telegrafi/


Publikuar: 16.03.2010 (16:05), Lexuar: 159 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio