Televizioni Koha
Lajme > Botė > Qeni kapėrdiu diamantin, pronarėt e ruajtėn tri ditė pėr jashtėqitje
Qeni kapërdiu diamantin, pronarët e ruajtën tri ditë për jashtëqitje
16 mars- Kaufmann dhe partneri i tij, Robert Rosin, ishin në një takim me një tregtar të gurëve të çmueshëm dhe kishin lënë të hapur në raft një diamant me vlerë prej 100 mijë euro.
Qeni kapėrdiu diamantin, pronarėt e ruajtėn tri ditė pėr jashtėqitje
George Kaufmann është pronar i një bizhuterie në Maryland në të cilin qeni i tij, Sollie, është mysafir i përditshëm.

Kaufmann dhe partneri i tij, Robert Rosin, ishin në një takim me një tregtar të gurëve të çmueshëm dhe kishin lënë të hapur në raft një diamant me vlerë prej 100 mijë euro.

Diamanti rastësisht ra në dysheme, ndërsa qeni e kapërdiu para se pronarët ta merrnin. Qenin e dërguan te veterinari, i cili i tha se duhet të presin derisa qeni ta qet jashtë gurin e çmueshëm.

“Derisa po shëtisnim me qenin i kam mbledhur të gjitha. Nuk ishte një gjë glamuroze, por është dashur të bëjë çfarë duhej bërë”, tha Kaufmann. Durimi iu shpagua pasi pas tri ditësh e gjeti diamantin, e pastroi dhe e ktheu në dyqan. /Telegrafi/


Publikuar: 16.03.2010 (16:07), Lexuar: 338 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio