4 ditë policia nuk mund të bie në gjurmë të autorit që la të plagosur një person në Saraqinë

Kanë kaluar katër ditë,(nga data 15.08.2018 ora 07:30) që kur personi P.P, pas zënkës verbale me personin Q.E në vendbanimin e tyre në Saraqinë, P.P nxjerr armën e zjarrit dhe ka plagos personin Q.E.

Autori është larguar nga vendi i ngjarjes, ku policia është vënë në kërkim të tij.

Pa Censurë ndjek katër ditë me rradhë veprimet e policisë për kapjen e autorit, por deri më tani policia deklarohet se është duke kërkuar për të ra në gjurmët e P.P. dhe po punohet intensivisht për gjetjen e tij.

Por sipas informatave të cilat kanë arritur deri në Pa Censurë, P.P është duke shëtitur lirshëm i armatosur dhe i njëjti është parë në Maqedoni!

Autori P.P njihet si person me rrezikshmëri të lartë dhe i njëjti ka një dosje të pasur kriminale me rreth 20 vepra penale.