Televizioni Koha
Lajme > Botė > Peshkatar qė 70 vjet dhe nuk di tė notojė
Peshkatar që 70 vjet dhe nuk di të notojë
21 maj- “Nuk jam më i ri dhe nganjëherë e kam të vështirë të vi i vetëm në det, por kjo është jeta ime. Do të merrem me peshkatari deri sa të mundem”, thotë Bill.
Peshkatar qė 70 vjet dhe nuk di tė notojė
Bill Hocking (80 vjeç) është peshkatari më i vjetër në Britani. Qe 70 vite ai është në det, ndërsa nuk di not dhe nuk i pëlqejnë peshqit.

Përkundër viteve që ka ende çdo mëngjes zgjohet në orën pesë dhe niset për në det të hapur. Kishte edhe bashkëpunëtorë, por tash peshkon i vetëm. Ka peshkuar nëpër shi, diell, erë, ndërsa peshqit e kapur dhe gaforret i shet në pazarin e qytetit.

“Nuk jam më i ri dhe nganjëherë e kam të vështirë të vi i vetëm në det, por kjo është jeta ime. Do të merrem me peshkatari deri sa të mundem”, thotë Bill.

Bashkëshortja e tij Margaret (80 vjeçare), me të cilën është i martuar që 57 vite, prej fillimit të lidhjes së tyre kujdeset për të. Ajo tha se kurrë nuk i ka thënë të mos shkojë në peshkim, sepse ajo e din se i pëlqen ta bëjë atë punë


Publikuar: 21.05.2010 (15:26), Lexuar: 847 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio