Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Drama jetėsore nė luftė dhe pas luftės
Drama jetësore në luftë dhe pas luftës
29 qershor- Drama “Dëshmitari” e regjisorit Selami Taraku është dramë, një tekst dramatik i cili projekton dramën jetësore të njeriut tonë, nëpër të cilën kaloi gjatë luftës së fundit të vitit 1999 në, e pakta edhe atë në tri rrafshe, në rrafshin individual, në atë familjar dhe, krahas këtyre, edhe në atë të përgjithshëm.
Drama jetėsore nė luftė dhe pas luftės
Nesër në ora 20:00 ne Teatrin e Tetoves jepet premiera e shfaqjes “Dëshmitari” me autor dhe regjisor Selami Tarakun. Ne shfaqje luajne: Hysen Binaku, Albulena Bardhi dhe Blerim Ismani. Skenografia është përgatitur nga Afrim Gora dhe kostumet nga Samka Ferri.

Kjo ështe premiera e 13 me rradhe e këtij institucioni të ri teatror ndërkaq e para per vitin 2010.

Drama “Dëshmitari” e regjisorit Selami Taraku është dramë, një tekst dramatik i cili projekton dramën jetësore të njeriut tonë, nëpër të cilën kaloi gjatë luftës së fundit të vitit 1999 në, e pakta edhe atë në tri rrafshe, në rrafshin individual, në atë familjar dhe, krahas këtyre, edhe në atë të përgjithshëm.

“Në të vërtetë, kjo dramë, e cila karakterizohet me elemente të tragjedisë në kuptimin e plotë të fjalës, artikulon dramën ekzistenciale të femrës së dhunuar, dramën e femrës në një situatë të skajshme të ekzistencës si dhe, në këtë kontekst, dramën fizike, emocionale, morale, psikologjike dhe familjare të Zonjës X “, thotë Selami Taraku autor dhe rregjisor i shfaqjes.

Ai thotë se personazhi i dramës Zonja X, e cila kishte kaluar nëpër ferrin e luftës e të dhunimit, prej rrathëve të të cilit kishte arritur ta shpëtonte në pjesë të qenies së saj e të reintegrohej në rrethanat e pasluftës, sërish takohet me dhunën, kësaj here me dhunën psikologjike e morale, e cila ushtrohet nga dhunuesi i djeshëm dhe, i zënë në një situatë të skajshme si bashkëshorte si njeri, edhe nga burri i saj.

“Drama “Dëshmitari” artikulon, në kontekst të realitetit të dhunës fizike e seksuale, morale e psikologjike, çështjen e të vërtetës, të së drejtës, luftën midis esencës dhe ekzistencës së njeriut në një situatë të skajshme jetësore, e cila finalizohet me një tragjizëm të llojit të vet”, thotë Taraku.(U.H)


Publikuar: 29.06.2010 (12:39), Lexuar: 117 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio