Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Njė ditė amerikane nė Tetovė
Një ditë amerikane në Tetovë
5 korrik- Për koordinatorin Gëzim Sulejmani, festa e amerikës ka zgjuar interest ë qytetarët të cilët I bashkangjiten mesazhit për liri universale. Poashtu, gjatë ditës së diel janë organizuar edhe fudbolli për shkollarët e mesëm ndërsa nuk ka munguar edhe parapërgatitja për koncertin, apo dens party me muzikë e ngjyrosje fytyrash.Organizimi kryesor është planifikuar për mbrëmje me një koncert madhështor me yje të estradës dhe me dhënien e mesazhit të qeverisë amerikane nga amabasadori Filip Riker.
Njė ditė amerikane  nė Tetovė
Për herë të parë tradita e festimit të pavarësisë së amerikës edhe në Tetovë.
Me një marsh nga këndi amerikan në Tetovë drejt kalasë së qytetit, në orët e hershme të mëngjesit ka filluar të dielën manifestimi kushtuar 4 korrikut, ditës së pavarësisë së SHBA-ve.

Pas kthimit, ka vijuar manifestimi i dytë, ai i maskave dhe flamujve amerikan.Për këtë festë kanë qenë të angazhuar edhe edukatore nga SHBA, të cilët kanë argëtuar fëmijët me shfaqje të ndryshme. “ Shpresoj se jam e veshur si klon me brirë dhe njerëz mendojnë ashtu por qëllimi është vetëm të kënaqemi të jemi të lumtur dhe të festojmë.

Ky është qëllimi i sotëm të festojmë me çdokënd. Dita e pavarsisë së amerikës dhe mënyra jonë e jetesës të ndahet me njerëzit tjerë” tha Candis Wagam nga New Hampshire.

Pjesë e këtij manifestimi, ishin edhe fëmijët e moshës deri 12 vjec të cilët të organizuar në 12 grupe garuan në lojra të ndryshme.

Për koordinatorin Gëzim Sulejmani, festa e amerikës ka zgjuar interest ë qytetarët të cilët I bashkangjiten mesazhit për liri universale. Poashtu, gjatë ditës së diel janë organizuar edhe fudbolli për shkollarët e mesëm ndërsa nuk ka munguar edhe parapërgatitja për koncertin, apo dens party me muzikë e ngjyrosje fytyrash.Organizimi kryesor është planifikuar për mbrëmje me një koncert madhështor me yje të estradës dhe me dhënien e mesazhit të qeverisë amerikane nga amabasadori Filip Riker.


Publikuar: 05.07.2010 (14:12), Lexuar: 236 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio