Televizioni Koha
Lajme > Botė > Sivjet nė botė humbėn jetėn 59 gazetarė
Sivjet në botë humbën jetën 59 gazetarë
Gjenevë, 5 korrik 2010 Tre gazetarë gjatë këtij viti janë vrarë në Rusi, si dhe në Kolumbi, ndërsa nga dy në Irak, Nepal, Tajlandë dhe Venezuelë. Nga një punonjës medial humbën jetën në Afganistan, Angolë, Banglladesh, Brazil, Bullgari, Kamerun, Qipro, Ekuador, Izrael, Kongo, Runadë, Turqi, Somali dhe Jemen.
Sivjet nė botė humbėn jetėn 59 gazetarė
- Organizata joqeveritare "Pres amblem kapanj" (PEC) kumtoi se nga fillimi i këtij viti në botë kanë humbur jetën 59 gazetarë, derisa e kanë kryer punën e tyre.

Ata janë gjashtë persona më shumë se në gjysmën e parë të vitit të kaluar. Vendi më i rrezikshëm për gazetarët është Meksikoja, ku sivjet janë vrarë nëntë punonjës medial. Pastaj pasojnë Hondurasi (me tetë gazetarë të vrarë), Pakistani (gjashtë), Nigeria (katër) dhe Filipinet (katër), theksohet në raportin e organizatës së Gjenevës e cila lufton për mbrojtje më të mirë të gazetarëve në zonat konfliktuoze.

Tre gazetarë gjatë këtij viti janë vrarë në Rusi, si dhe në Kolumbi, ndërsa nga dy në Irak, Nepal, Tajlandë dhe Venezuelë. Nga një punonjës medial humbën jetën në Afganistan, Angolë, Banglladesh, Brazil, Bullgari, Kamerun, Qipro, Ekuador, Izrael, Kongo, Runadë, Turqi, Somali dhe Jemen.

"Qeveritë dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të jenë më të vendosura në parandalimin e vrasjeve dhe në dënimin e përgjegjësve", theksohet në kumtesën e REC.

Organizata shprehu brengosje edhe për arrestimin e dy gazetarëve francezë në Afganistan, si dhe për shkak kushteve të vështira të punës në disa pjesë të botës


Publikuar: 05.07.2010 (14:54), Lexuar: 150 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio