5 korrik-
Kontesti i emrit, spiunimi dhe ankesat në adresë të krerëve evroperëndimor lidhur me politikën e brendshme dhe bllokimin e dialogut politik midis opozitës dhe pozitës, por si edhe promovimi se cila nga politikat e këtyre dy forcave oponente është më afër politikës evropiane do të jenë temat e takimeve, do të jenë temat kryesore të këtyre takimeve.
Beteja politike midis dy forcave më të mëdha politike, VMRO-DPMNE dhe LSDM po zhvillohen edhe në planin e politikës së jashtme.
Derisa kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski nesër pritet të takohet në Bruksel me kryeministrin belg në dorëheqje, Iv Leterme, vendi i të cilit po kryeson me Bashkimin Evropian, kryetari i LSDM-së, Branko Cërvenkovski do të takohet në Strasburg me evrokomisionerin për zgjerim të BE-së, Shtefan Fule.
Kontesti i emrit, spiunimi dhe ankesat në adresë të krerëve evroperëndimor lidhur me politikën e brendshme dhe bllokimin e dialogut politik midis opozitës dhe pozitës, por si edhe promovimi se cila nga politikat e këtyre dy forcave oponente është më afër politikës evropiane do të jenë temat e takimeve, do të jenë temat kryesore të këtyre takimeve.
VMRO-DPMNE ka theksuar se nga kryeministri belg do të merret mbështetja për procesin evrointegrues dhe marrjen e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim me BE-në. Nga ana tjetër, LSDM ka theksuar se lideri i tyre është ftuar me iniciativë të vetë Komisionit Evropian.