Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > KE:Klima politike nė Maqedoni po pėrkeqėsohet
KE:Klima politike në Maqedoni po përkeqësohet
5 korrik- Ky reagim vjen si pasojë incidentit të fundit në Parlament. Brukseli i fton të gjithë akterët politik në Maqedoni që të fillojnë dialogun direkt dhe të gjenerojnë një klimë më të mirë, duke ndërtuar kështu një besim reciprok ndërmjet veti.
KE:Klima politike nė Maqedoni po pėrkeqėsohet
Komisioni Evropian ka shprehur brengosjen për përkeqësimin e klimës politike në Parlamentin e Maqedonisë, njoftoi sot kabineti i komisionerit për Zgjerim, Stefan Fule.

Ky reagim vjen si pasojë incidentit të fundit në Parlament. Brukseli i fton të gjithë akterët politik në Maqedoni që të fillojnë dialogun direkt dhe të gjenerojnë një klimë më të mirë, duke ndërtuar kështu një besim reciprok ndërmjet veti.

“Dialogu politik është përgjegjësi e përbashkët e partisë kryesore në pushtet si dhe opozitës dhe se ato në këtë drejtim duhet të demonstrojnë konstruktivitet dhe përkushtim të sinqertë”, thuhet në komunikatë.


Publikuar: 05.07.2010 (18:17), Lexuar: 195 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio