Televizioni Koha
Lajme > Rajon > Rumania nuk ndryshon qėndrimin e saj ndaj Kosovės
Rumania nuk ndryshon qëndrimin e saj ndaj Kosovës
1o korrik- “Jemi në pritje të mendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe mbesim pranë qëndrimit tonë të deritashëm”, ka thënë Baconschi gjatë një vizite në Moldavi, transmeton agjencia rumune e lajmeve Agerpress.
Rumania nuk ndryshon qėndrimin e saj ndaj Kosovės
Rumania mbetet pranë qëndrimit të saj për të mos e njohur pavarësinë e Kosovës, përkundër rezolutës së miratuar nga Parlamenti Evropian, ku i bëhet thirrje pesë shteteve të BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës të bëjnë një gjë të tillë.

Një fakt të tillë e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Jashtme të Rumanisë, Teodor Baconschi.

“Jemi në pritje të mendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe mbesim pranë qëndrimit tonë të deritashëm”, ka thënë Baconschi gjatë një vizite në Moldavi, transmeton agjencia rumune e lajmeve Agerpress.

Baconschi e ka përshkruar këtë qëndrim ndaj pavarësisë së Kosovës si të “linjës nacionale”.

Ai ka thënë se Rumania respekton shumë rekomandimet e Parlamentit Evropian, por njëkohësisht “ajo ka linjën e saj nacionale të cilën e ndjek, dhe e cila, sipas tij, “nuk është fare më pak parimore ndaj çështjes së Kosovës”. /Telegrafi/


Publikuar: 10.07.2010 (14:13), Lexuar: 136 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio