25 korrik-
Ky festival i këngës popullore e qytetare që për herë të parë do të mbahet në Tetovë e bën qytetin tonë të bashkohet me festimet e qyteteve tjera shqiptare.
Në organizim të TV KLAN dhe PROMOTOR dhe me përkrahje të komunës së Tetovës, të hënën, më 26 korrik, me fillim në orën 19:00 në sheshin ILIRIA, Maratona e këngës popullore dhe qytetare do të ketë ndalesën e radhës në qytetin e Tetovës.
Ky festival i këngës popullore e qytetare që për herë të parë do të mbahet në Tetovë e bën qytetin tonë të bashkohet me festimet e qyteteve tjera shqiptare.
Në festival do të marrin pjesë emra të njohur të muzikës popullore si: Eli Fara, Bujar Qamili, Ylli Baka, Silva Gunbardhi, Selami Kolonja, Eranda Libohova dhe shumë këngëtarë të tjerë