Televizioni Koha
Lajme > Rajon > Sarandė, 200 mijė turistė tė huaj
Sarandë, 200 mijë turistë të huaj
25 korrik- Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, flukset e vizitorëve dhe turistëve të shtatë muajve të vitit 2010 vlerësohen 10 për qind më të larta. Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Drejtorisë së Turizmit në Bashkinë e Sarandës, Aristotel Bita, njoftoi TCH.
Sarandė, 200 mijė turistė tė huaj
Shkon në 200 mijë numri i turistëve që kanë zgjedhur Sarandën për të pushuar.

Statistikat që i referohen informacioneve të marra në rrugë zyrtare nga terminali i Portit Detar të Sarandës, si dhe nga pikëkalimet kufitare të Qafë Botës e Kakavijës, flasin për rritje të interesit të turistëve të huaj.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, flukset e vizitorëve dhe turistëve të shtatë muajve të vitit 2010 vlerësohen 10 për qind më të larta. Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Drejtorisë së Turizmit në Bashkinë e Sarandës, Aristotel Bita, njoftoi TCH.

Ai sqaron më tej se në strukturën e turistëve të këtij viti, pjesën më të madhe e zënë pushuesit vendas, ndërsa të huajt zënë 46 për qind. Shifra prej 200 mijë turistësh konsiderohet optimiste nga drejtoria e turizmit në bashki, ndërkohë që premtohet se shifrat do të kapin nivelin e 500 mijë pushuesve këtë vit.


Publikuar: 25.07.2010 (20:46), Lexuar: 150 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio