Teves: Torres eja me ne!
Bomberi argjentinas, Karlos Tevez, i ka bërë thirrje spanjollit Fernando Torres, për t'iu bashkuar skuadrës së Mançester Sitit.
Skuadra e Sitit është vënë në ndjekje të lojtarit prej kohësh por Liverpuli i ka rezistuar çdo oferte joshëse të tyre.
Teves është shprehur se ardhja e Torresit do të ndikonte shumë në ngritjen e nivelit të lojës sulmuese të skuadrës së maceve.
Sulmuesi argjentinas ka theksuar se nëse vitin e shkuar skuadra e Siti luftoi për një vend në Ligën e Kampionëve, me ardhjen e "el ninjos" ata do të jenë pretendentë për të fituar titullin kampion.