Skuadra turke e Galatasarajit është hedhur në sulm për të marrë sulmuesin brazilian të Romës, Hulio Baptista.
Drejtuesit e skuadrës turke janë duke punuar seriozisht që të afrojnë në skuadër lojtarë cilësorë për të ndërtuar një ekip pretendent në sezonin e ardhshëm të Ligës së Europës.
Gallatasaraj ofron 5 milionë euro për sulmuesin brazilian dhe kjo shumë me sa bëhet e ditur është pranuar nga skuadra romaneze që pritet të japë një përgjigje zyrate brenda një harku të shkurtër kohor.
Skuadra xhim bom bom është duke vuajtur konkurrencën e grekëve të Olimpiakosit, të cilët kërkojnë prej kohësh sulmuesin e Romës.
Gallatasaraj i ka ofruar 3 milionë euro në sezon sulmuesit brazilian për të veshur fanellën e skuadrës turke .