29 korrik-
Ndërtimi i rrugës Dervish Cara do të ndryshojë përkohësisht regjimin e komunikacionit në rrugën Mehmet Pashë Dëralla (ish 29 Nëntori) dhe rrugën D.G.Cara, të cilat prej rrugëve me komunikacion njëkahësh do të funksionojnë si rrugë me komunikacion në dy kahje.
Për shkak të punimeve që do të kryhen për ndërtimin dhe rikonstruimin e tërësishëm të rrugës Dervish Cara, përkatësisht në pjesën para komunës së Tetovës, do të vendoset regjim i ri i komunikacionit.
Ndërtimi i rrugës Dervish Cara do të ndryshojë përkohësisht regjimin e komunikacionit në rrugën Mehmet Pashë Dëralla (ish 29 Nëntori) dhe rrugën D.G.Cara, të cilat prej rrugëve me komunikacion njëkahësh do të funksionojnë si rrugë me komunikacion në dy kahje.
Punimet në rrugën Dervish Cara do të fillojnë të shtunën më 31.07.2010, ndërsa do të zgjasin 30 ditë, andaj komuna e Tetovës kërkon mirëkuptim nga qytetarët, thuhet në një komunikatë të komunës së Tetovës.(U.H)