Tetovë, 1 shtator
Në fundin e vitit 2009 mbarimin e vitit shkollor arsimtarët iu kanë thënë nxënësve se vitin 2010 2011 do vazhdoni mësimin në këtë shkollë dhe nxënësit kanë ardhur të vazhdojnë mësimin. Presim arsimtarët që të vijnë të hapin dyert e shkollës, deri sa nuk vijnë ti hapin dyert nxënësit do të qëndrojnë këtu, tha Bajram Kuçi, kryetar i Bashkësisë Lokale në Drenovec.
Urim Hasipi
Edhe këtë shtator nuk dëgjohet zëri i ziles në shkollën e re në lagjen Drenovec në Tetovë.
Banka të zbrazëtapa nxënës, arsimtarë pa ditar në dorë.
Kjo është pamja e këtij fillim viti në këtë shkollën Migjeni, e cila u inaugurua një vit më parë në këtë paralagje të Tetovës.
Megjithatë mospasja e personelit arsimor dhe paisjeve teknike, ka bërë që në këtë shkollë mos startojë me punë edhe këtë shtator. Prindër të kësaj lagje të mërkurën në orët e hershme të mëngjesit kanë protesuar para shkollës duke kërkuar zgjidhje për këtë problem.
Në fundin e vitit 2009 mbarimin e vitit shkollor arsimtarët iu kanë thënë nxënësve se vitin 2010 2011 do vazhdoni mësimin në këtë shkollë dhe nxënësit kanë ardhur të vazhdojnë mësimin. Presim arsimtarët që të vijnë të hapin dyert e shkollës, deri sa nuk vijnë ti hapin dyert nxënësit do të qëndrojnë këtu, tha Bajram Kuçi, kryetar i Bashkësisë Lokale në Drenovec.
Prindërit janë decid, fëmijët nuk i cojmë më me kilometra nëpër shkolla tjera duke pasur tonën këtu. Nuk do lejoj asesi përshkak se është e turpshme që ëfmi të vegjël të udhëtojnë nga 5 apo 6 kilometra në kushte të vështira ndërsa shkollën e kemi këtu.
Mjaft më me politizime shkolla është e gatshme dhe duhet fmit këtu të mësojnë thotë një prind që kishe dalur në mëngjes për të protestuar.Drejtori i shkollës fillore Migjeni, Arif Ceka, shprehet se është çështje ditësh dhe shpreson që shkolla e re do hapet deri të hënën, ai apelon që nxënësit të vijnë në shkollë që së paku të mundë të sistemohen.
Ne jemi në kontakte permamente me Ministrinë e Arsimit dhe besoj që sivjet do hapet ajo shkollë dhe është cështje e kohës, problematike janë vetëm pëlqimet që duhet të na vijnë për disa arsimtarë dhe personelin teknik.
Unë apeloj që ato nxënës të vijnë në qendër sikurse kanë mësuar vitin e kaluar dhe ne brenda kësaj jave të bëjmë sistematizimin detal të nxënësve dhe nuk dua të reëj ma se mjaft I kemi rrejt një vita to nxënës dhe prindërit, ashtu sipas sugjerimeve të ministrisë së arsimit që ditën e hënë të startojmë me kuadër komplet në Drenoc tha drejtori Ceka .
Kjo shkollë filloi të ndërtohet në vitin 2005, ndërsa përfundoi në vitin 2009, kurse mësimin duhet ta ndjekin afër 600 nxënës. Edhe zëvendëskryeministri Ademi dhe Ministri I Arsimit Todorov, të mërkurën kanë konfirmuar që viti I ri shkollor për nxënësit e Drenocit do fillojë nga e hëna në objektin e ri.