Tre persona janë vrarë në një sulm të armatosur mbrëmë në QT "Tri Biseri" në Shkup
3 shtator-
"Në Qendrën Emergjente janë sjellë dy persona me plagë nga armë zjarri. Njëri prej tyre menjëherë u është nënshtruar plagëve, ndërsa tjetri ka ndërruar jetë në sallën e intervenimeve. Ka pasur plagë nga armë zjarri në pjesën e kokës dhe gjoks", deklaroi Rexhep Selmani, drejtor i Qendrës Emergjente.
Një preson është i dyshuar, ndërsa policia punon në ndriçimin e rastit në vrasjen e mbrëmshme të tre personave që ndodhi në restorantin për peshq pranë kioskut për sanduiçë "Sedmica" në QT "Tri Biseri" në lagjen Aerodorm të Shkupit.
Sipas informacioneve të para të MPB-së, sulmuesi në restorant ka hyrë rreth orës 19 e 45 minuta dhe ka shtënë me pushkë automatike, pas së cilave me automjet menjëherë është arratisur nga vendi i ngjarjes.
Në incidentin një person humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjerë janë lënduar dhe janë transferuar në Qendrën Emergjente.
"Në Qendrën Emergjente janë sjellë dy persona me plagë nga armë zjarri. Njëri prej tyre menjëherë u është nënshtruar plagëve, ndërsa tjetri ka ndërruar jetë në sallën e intervenimeve. Ka pasur plagë nga armë zjarri në pjesën e kokës dhe gjoks", deklaroi Rexhep Selmani, drejtor i Qendrës Emergjente.
MPB-ja për pasdite paralajmëroi detaje për sulmin e armatosur.