Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Plas sherri mes Gruevskit dhe Ahmetit
Plas sherri mes Gruevskit dhe Ahmetit
3 shtator- Gjithashtu nga BDI theksojnë se për ta nuk do të ishte fare kontestuese po qe se Gruevski do ta shpaloste rezultatet e punës së tij katër vjeçare në selinë e partisë së tij nga pozicioni kryetar i VMRO DPMNE-së. Sipas partisë së Ahmetit, në dy vitet e fundit ka pasur një bashkëqeverisje dhe jo qeverisje të njëanshem nga ana e Gruevskit gjegjësisht VMRO DPMNE-së.
Plas sherri mes Gruevskit dhe Ahmetit
Krizë në koalicionin qeveritar. Konferenca për shtyp e paralajmëruar sot nga kryeministri Nikolla Gruevski, shkaktoi përçarje në radhët e Qeverisë.
BDI në momentet e fundit ka penguar kryeministrin Gruevski që të mbaj konferencën për shtyp të paralajmëruar që dje.
Shërbimi për informim i Qeverisë që dje kishte paralamëtruar një konferencë për shtyp të kryeministrit në të cilën thuhej se ai do të japë llogari për punën e bërë.
Dhe, pikërisht këtu ka plasur sherri, ngaqë ministrat e BDI-së nuk kanë pranuar të shfaqen në një konferencë në të cilën kryeministri do ta shpaloste rezultatet e punës 4 vjeçare.
Nga BDI, ndonëse jozyrtarsisht thanë se për ta është e papranueshme të prezantohen rezultatet katër vjeçare, kur qeveria VMRO DPMNE-BDI, është formuar para dy vitesh.
Gjithashtu nga BDI theksojnë se për ta nuk do të ishte fare kontestuese po qe se Gruevski do ta shpaloste rezultatet e punës së tij katër vjeçare në selinë e partisë së tij nga pozicioni kryetar i VMRO DPMNE-së. Sipas partisë së Ahmetit, në dy vitet e fundit ka pasur një bashkëqeverisje dhe jo qeverisje të njëanshem nga ana e Gruevskit gjegjësisht VMRO DPMNE-së.

Nga VMRO-DPMNE nuk deshën të komentojnë asgjë lidhur me këto ndasi politike me partnerin e koalicionit.
Por, ata thanë se anulimi i konferencës së sotme për shtyp ka ardhur për shkaqe teknike duke mos dashur të precizojnë se për çfarë konkretisht bëhet fjalë.

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe shpjegimi nga shërbimi informativ i Qeverisë duke shtuar se konferenca do të mbahet nesër në ora 14.00. Deri më tani në të gjitha konferencat për shtyp të kësaj natyre që janë organizuar nga kryeministri Gruevski, ministrat e BDI-së kanë qenë pjesë e dekorit politik në prapaskenë.


Publikuar: 03.09.2010 (10:55), Lexuar: 247 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio