Televizioni Koha
Lajme > Rajon > Arrestohet Lirim Jakupi (nacisti)
Arrestohet Lirim Jakupi (nacisti)
5 shtator- “Gjatë kontrollit të realizuar, policia ka gjetur dhe ka konfiskuar dy granata dore, një armë automatike AK-47, me katër karikatorë, si dhe dy revole të tipit TT.
Arrestohet Lirim Jakupi (nacisti)
Policia e Kosovës ka arrestuar Lirim Jakupin, i arratisur tre vjet më parë nga burgu i Dubravës. Arrestimi i tij është bërë jo larg qendrës së Prishtinës, në rrugën “Bajram Bahtiri”.

Në një komunikatë të policisë thuhet se aksioni është ndërmarrë nga departamenti kundër Krimit të Organizuar i PK-së, i përkrahur edhe nga Njësiti Special Intervenues.

“Gjatë kontrollit të realizuar, policia ka gjetur dhe ka konfiskuar dy granata dore, një armë automatike AK-47, me katër karikatorë, si dhe dy revole të tipit TT.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore.

Lirim Jakupi është në mesin e shtatë personave, të cilët kishin arritur të arratiseshin nga burgu i Dubravës më 18 gusht të vitit 2007. Lirim Jakupi, lindur më 1979 nga Gjilani, akuzohet për veprën penale të rrëmbimit. /Koha/


Publikuar: 05.09.2010 (22:48), Lexuar: 496 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio