Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Pastrohen varrezat myslimane nė qytet
Pastrohen varrezat myslimane në qytet
8 shtator- Drejtori i kësaj ndërmarrjeje, Hasan Luma, edhe njëherë i falënderoi të gjithë ata që kanë ndihmuar gjatë këtij aksioni, qytetarët dhe organizatat e ndryshme që veprojnë në komunën e Tetovës.
Pastrohen varrezat myslimane nė qytet
Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova”, nën patronatin e drejtpërdrejtë të kryetarit të komunës së Tetovës, Prof. Dr. Sadi Bexheti, në prag të festës së madhe Islame - Fitër Bajrami, gjatë këtij muaji morri aksion për pastrimin e varrezave myslimane.

Drejtori i kësaj ndërmarrjeje, Hasan Luma, edhe njëherë i falënderoi të gjithë ata që kanë ndihmuar gjatë këtij aksioni, qytetarët dhe organizatat e ndryshme që veprojnë në komunën e Tetovës.

“Aksioni për pastrimin dhe mirëmbajtjen e varrezave myslimane do të vazhdojë edhe pas festës së Fitër Bajramit, sepse në këtë mënyrë tregohet respekt ndaj atyre që më nuk gjenden në mesin tonë. Andaj thërrasim qytetarët dhe subjektet e ndryshme që edhe në të ardhmen të ndihmojnë këtë aksion”, tha Luma.


Publikuar: 08.09.2010 (16:52), Lexuar: 438 herė
Komentet
muhamed më datë 08/09/2010 ka shkruajtur:
elhamdulilah qe meren kto iniciativa edhe pse sikur xho familjar ta pastroj varin e te afermit nuk ka nevoj te angazhohet askush por ne jemi pak dembela dhe kjo ndikon ne fe ne shoqeri e kshtu me radh
anid ademi më datë 08/09/2010 ka shkruajtur:
shum pun e mir ju lumt organizatori t
tair më datë 14/10/2010 ka shkruajtur:
shiqir zotit cka dalin qutetaret per me pasrtu varezat e qutetit ju flm krejtve qutetarve ishala per her e bojm kshtu selom

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio