Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > BDK mbėshtet tubimin pėr Haradinajn
BDK mbështet tubimin për Haradinajn
6 tetor- Prandaj vlerësojmë se akuza ndaj Haradinajt dhe pjesëtarëve tjerë të UÇK-së barazon viktimën me agresorin dhe e ve nën dyshim drejtësinë ndërkombëtare, kur është në pyetje lufta për tu çliruar nga një robëri shekullore, pasi politika e Beogradit asokohe synonte vetëm dhunën, terrorin dhe pastrimin etnik të shqiptarëve nga trojet stërgjyshore”, thuhet në një komunikatë të BDK-së.
BDK mbėshtet tubimin pėr Haradinajn
Bashkimi Demokratik Kombëtar- BDK, mbështet tubimin e organizuar nga disa shoqata joqeveritare shqiptare në Maqedoni, me kërkesën për lirimin e ish komandantit të UÇK-së, aktualisht liderit të AAK-së Ramush Haradinaj, që do të mbahet nesër ne Sheshin Iliria në Tetovë.

“Shqiptarët kudo që jetojnë, duhet të kërkojnë lirimin dhe shpalljen e pafajësisë për z. Haradinaj dhe të shqiptarët tjerë të akuzuar nga Tribunali i Hagës, pasi që dihet mirëfilli se shqiptarët e Kosovës kanë qenë viktima, e jo agresori dhe UÇK ka luftuar për të drejtat e popullit shqiptarë.

Prandaj vlerësojmë se akuza ndaj Haradinajt dhe pjesëtarëve tjerë të UÇK-së barazon viktimën me agresorin dhe e ve nën dyshim drejtësinë ndërkombëtare, kur është në pyetje lufta për tu çliruar nga një robëri shekullore, pasi politika e Beogradit asokohe synonte vetëm dhunën, terrorin dhe pastrimin etnik të shqiptarëve nga trojet stërgjyshore”, thuhet në një komunikatë të BDK-së.

Në BDK vlerësojnë se shpallja e pafajësisë së Ramush Haradinajt dhe shokëve të tij, do të nënkuptonte mbrojtjen e vlerave të një lufte shumë të drejtë, e cila rezultoi me Çlirimin e plotë të Kosovës dhe formimin e shtetit të ri.

“Një fakt tjetër që është shumë i rëndësishëm është se Ramushi dhe shumë djem të tjerë të UÇK-së, i nevojiten Kosovës për të qen aktiv në skenën politike edhe në këto dit të vështira që po i përjeton ajo, me qëllimin e vetëm mposhtjen e të gjitha kalkulimeve dhe pazarllëqeve që mundohet ti imponoj politika serbe, në bisedimet e paralajmëruara Prishtinë-Beograd”, thuhet në kumtesë.


Publikuar: 06.10.2010 (16:11), Lexuar: 215 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio