Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Tė dhėnė shumė pas Facebook
Të dhënë shumë pas Facebook
6 tetor- Numri i internet përdoruesve në Maqedoni në dhjetë vitet e kaluara është rritur për 3.424 për qind, respektivisht nga 30.000 në vitin 2000 në më shumë se një milion në vitin 2010.
Tė dhėnė shumė pas Facebook
Në muajin gusht në Maqedoni internet kanë përdorur 1.057.400 njerëz ose 51 për qind e popullatës së përgjithshme, ndërsa 742.400 janë kyçur në rrjetin social "Fejsbuk", tregojnë të dhënat e ueb sajtit të specializuar të statistikës "Internetn uorld stat".

Numri i internet përdoruesve në Maqedoni në dhjetë vitet e kaluara është rritur për 3.424 për qind, respektivisht nga 30.000 në vitin 2000 në më shumë se një milion në vitin 2010.

Nga vendet e rajonit më shumë se qytetarët e Maqedonisë, internet përdorin sllovenët (64,8%) dhe serbët (55,9%), ndërsa më pak kroatët (50%), grekët (46%), malazezët (44,1%), shqiptarët (43,5%) dhe qytetarët e Bosnjës (31,2%).

Në Evropë, sipas "Internetn uorld stat", ka 475 milionë shfrytëzues të internetit. On lajn rrjeti global në përqindje më shumë përdoret në Islandë (97,6%) dhe në Norvegji (94,8%), ndërsa më pak në Kosovë (20,8%) dhe në Vatikan (11,2%).


Publikuar: 06.10.2010 (16:36), Lexuar: 301 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio