Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Pasojat nga shumėgjuhėsia diskutohen nė UEJL
Pasojat nga shumëgjuhësia diskutohen në UEJL
7 tetor- Konferenca në fjalë u mbajt nga Qendra për Kërkime Shkencore pranë Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë dhe grupi i hulumtimit 'Babylonian Evropë " i Universitetit të Amsterdamit.
Pasojat nga shumėgjuhėsia diskutohen nė UEJL
Në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, sot ka filluar konferenca mbi konceptet dhe pasojat e shumëgjuhësisë në Evropë. Gjatë kësaj konference janë paraqitur 30 dokumentet edhe atë në katër panele.

Gjatë simpoziumeve të paraqitura, u diskutua edhe për temat se si është dhe si mund të bëhet komunikimi mes institucioneve në gjuhë të ndryshme.

Konferenca në fjalë u mbajt nga Qendra për Kërkime Shkencore pranë Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë dhe grupi i hulumtimit 'Babylonian Evropë " i Universitetit të Amsterdamit.

Konferenca është një vazhdimësi e takimit të konferencës mbi Konceptet dhe Pasojat e shumëgjuhësinë në Europë që u mbajt në shtator të 2009 në Budapest, organizuar nga Kolegji Budapest të Komunikimit dhe Biznesit. Në këtë konferencë u vendos që këtë vit simpoziumi të mbahet në UEJL.


Publikuar: 07.10.2010 (15:55), Lexuar: 223 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio