Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Shqiptarėt besojnė nė pafajėsinė e Haradinajt
Shqiptarët besojnë në pafajësinë e Haradinajt
8 tetor- Ndërkohë kryetari i komunës së Tetovës Sadi Bexheti, duke ju drejtuar njerëzve të tubuar në sheshin e qytetit të Tetovës, tha se, gjatë orvatjes tonë për të krijuar ardhmërinë e synuar, ka moment të cilat na kushtojnë shtrenjtë.
Shqiptarėt besojnė nė pafajėsinė e Haradinajt
Mijëra qytetarë të qyteteve të Maqedonisë perendimore por edhe nga Kosova, kanë protestuar të enjten në mbrëmje dhe kanë kërkuar lirimin e ish kryeministrit të Kosovës dhe liderit të AAK-së Ramush Haradinaj.

Të gjithë njerëzit e tubuar në sheshin Iliria në Tetovë, kanë mbajtur pankarta dhe kanë borhoritur për lirimin e Haradinajt duke vënë në dukje se ai po gjykohet dhe po mbahet mbyllur padrejtësisht nga gjykata e Hagës.
Nga Këshilli organizativ i shoqatave joqeveritare shqiptare u tha se, ky tubim solidarizues dëshmon që populli shqiptarëka ditur të qëndrojë pranë atyre që nuk kursyen as të voglën dhe as të madhen e as të brendshmën e as të jashtëm.

Ndërkohë kryetari i komunës së Tetovës Sadi Bexheti, duke ju drejtuar njerëzve të tubuar në sheshin e qytetit të Tetovës, tha se, gjatë orvatjes tonë për të krijuar ardhmërinë e synuar, ka moment të cilat na kushtojnë shtrenjtë.
Tubimi hasi në përkrahjen e institucioneve fetare dhe studentore, komuna e Tetovës , ndërsa është organizuar nga Këshilli i Organizatave Shqiptare (KOSH), i dalë nga 40 organizata joqeveritare në Maqedoni. Me këtë rast para publikut tetovar kënduan, Edona Llalloshi, Elita 5, Ramadan Krasniqi, Grupi Skillz, Drenusha Latifi, Afrim Muqiqi, Nusret Muqiqi, Big Mama etj.


Publikuar: 08.10.2010 (11:52), Lexuar: 460 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio