Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Regjistrohen tėrmete nė Shkup dhe Kumanovė
Regjistrohen tërmete në Shkup dhe Kumanovë
8 tetor- Nga Instituti Seizmologjik kanë paralajmëruar se nuk bëhet fjalë për ndonjë rrezik dhe përsëritje, dhe se magnituda e këtij tërmeti ka arritur 3,5 shkallë të rihterit Në rajonin e Luginës së Preshevës mbrëmë është regjistruar lëkundja e tokës.
Regjistrohen tėrmete nė Shkup dhe Kumanovė
Në rajonin e Shkupit dhe Kumanovës mbrëmë rreth orës 22.30 është ndjerë lëkundje e tokës me fuqinë prej 4 shkallë sipas shkallës makroseizmike evropiane.

Sipas të dhënave të Institutit Seizmologjik në Shkup, tërmeti është ndjerë në Shkup dhe Kumanovë, ndërsa epiqendra e tij ka qenë 45 kilometra në verilindje të Shkupit.

Qytetarët e Shkupit janë ndjerë të shqetësuar dhe në panikë nga ky tërmet, i cili ka pasuar me një dridhje të fuqishme.

Nga Instituti Seizmologjik kanë paralajmëruar se nuk bëhet fjalë për ndonjë rrezik dhe përsëritje, dhe se magnituda e këtij tërmeti ka arritur 3,5 shkallë të rihterit
Në rajonin e Luginës së Preshevës mbrëmë është regjistruar lëkundja e tokës.

Sipas të dhënave të Entit Seizmologjik të Serbisë, tërmeti është regjistruar rreth orës 22:30 me një intensitet prej 3,5 shkallë të rihterit.

Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë 10 kilometra në juglindje të Preshevës dhe 20 kilometra në veri-perëndim të Kumanovës. Banorët e kësaj zone nuk e kanë kaluar natën të qetë nga frika e përsëritjes së tërmetit.


Publikuar: 08.10.2010 (11:54), Lexuar: 436 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio