Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Ndahen komplete librash pėr nxėnėsit
Ndahen komplete librash për nxënësit
9 tetor Drejtorët e shkollave fillore të Tetovës u shprehën të kënaqur nga ky veprim dhe njëkohësisht kanë shprehur falënderimet për komunën e Tetovës që në vazhdimësi monitoron rrjedhën e procesit edukativo-arsimorë në shkollat fillore dhe të mesme të qytetit.
Ndahen komplete librash pėr nxėnėsit
Për të shënuar javën e fëmijëve, komuna e Tetovës të premten ka shpërndarë komplete librash shkollorë nëpër të gjitha shkollat fillore dhe çerdhet e qytetit.

Me këtë rast, janë shpërndarë gjithsej rreth njëqind komplete librash për nxënësit e shkollave fillore nga klasa e parë deri në të katërtën dhe për paralelet parashkollore.

Sekretarja e komunës së Tetovës, Drita Memeti, e cila bëri dorëzimin e librave tha se kjo është një ndihmë simbolike me qëllim të pasurimit të bibliotekave në shkollat fillore të qytetit të Tetovës.

“Komuna e Tetovës do të vazhdojë të ndihmojë shkollat fillore dhe të mesme me qëllim të përmirësimit të procesit edukativo-arsimorë”, tha Memeti.
Drejtorët e shkollave fillore të Tetovës u shprehën të kënaqur nga ky veprim dhe njëkohësisht kanë shprehur falënderimet për komunën e Tetovës që në vazhdimësi monitoron rrjedhën e procesit edukativo-arsimorë në shkollat fillore dhe të mesme të qytetit.


Publikuar: 09.10.2010 (12:06), Lexuar: 171 herė
Komentet
tair më datë 10/10/2010 ka shkruajtur:
po shum flm komunes ama ne prinrit kemi ankesa per librat se nukjon krejt librat shum ka cka mungojn edhe ato cka jon ma shtrejta sjon .komuna kofse i jep neti jape krejt tamam ajo xhimcat vu lusim juve shum flm
komuna e tetove më datë 11/10/2010 ka shkruajtur:
collo tair tfolim drejt ne ket librat sen i apim se kina lidh kontrat me librarit ato ma tshtrenjtat ti blini vet en fitimin 50% e kina a mer vesht a nauk en ne dum denise :D

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio