9 tetor-
Nga kjo goditje përvec vozitësit , lëndime kanë marrë edhe bashkëudhëtarët G. S. dhe R.B ndërsa Xhumazi. K 21 vjecar nga fshati Balindoll I Gostivarit, I cili ka qenë në karriget e pasme ka ndruar jetë në vendngjarje
Gjatë një aksidenti rrugor që ka ndodhur në rrugën Kërcovë Gostivar, një person e ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë janë lënduar rëndë.Sipas policisë, fatkeqësia ka ndodhur gjysëm ore pas mesnatës në rrugën Kërcovë Gostivar.
Vetura e tipit Audi, me targa të Zvicrës, të cilën e ka drejtuar 19 vjecari A.A nga Gostivari, nga ende shkaqe të pavërtetuara ka dalur nga autostrada dhe ka goditur në anën e djathtë të rrugës në shpat.
Nga kjo goditje përvec vozitësit , lëndime kanë marrë edhe bashkëudhëtarët G. S. dhe R.B ndërsa Xhumazi. K 21 vjecar nga fshati Balindoll I Gostivarit, I cili ka qenë në karriget e pasme ka ndruar jetë në vendngjarje.
Mënjëherë pas aksidentit të lënduarit janë dërguar në spitalin e Gostivarit, kurse për shkak të seriozitetit të lëndimeve ata janë dërguar në klinikat e Shkupit, njoftoi Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë