Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Thaēi e Selmani urojnė Isa Mustafėn
Thaçi e Selmani urojnë Isa Mustafën
7 nëntor- “Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, të ju përgëzoj për zgjedhjen Tuaj, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë viteve ka luajtur rolin më të rëndësishëm për shpalljen e mëvetësisë dhe forcimin e Republikës së Kosovës, zhvillimin ekonomik, reformat të cilat janë duke u bërë për integrim sa më të shpejtë në strukturat euro-atlantike”.
Thaēi e Selmani urojnė Isa Mustafėn
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka përgëzuar zgjedhjen e Isa Mustafës në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në telegramin e urimit të Thaçit, thuhet: “Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, të ju përgëzoj për zgjedhjen Tuaj, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë viteve ka luajtur rolin më të rëndësishëm për shpalljen e mëvetësisë dhe forcimin e Republikës së Kosovës, zhvillimin ekonomik, reformat të cilat janë duke u bërë për integrim sa më të shpejtë në strukturat euro-atlantike”.

Telegram urimi me këtë rast ka dërguar edhe kreu i Demokracisë së Re, Imer Selmani.

“I nderuari Kryetar i sapozgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Isa Mustafa, Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të anëtarsisë së Demokracisë së Re t’Ju uroj për zgjedhjen Tuaj në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin e VII-të Zgjedhor të Partisë Tuaj. Më gëzon fakti që Lidhja Demokratike e Kosovës edhe një herë dëshmoi demokracinë brendapartiake, konkurrencën në ide dhe koncepte për udhëheqje të Partisë Tuaj dhe shtetit të Kosovës dhe besnikërinë ndaj parimeve themelore mbi të cilat është ndërtuar LDK-ja dhe Republika e Kosovës – demokracia dhe liria e secilit”, thuhet në telegram urimin e kreut të DR-së, Imer Selmani.


Publikuar: 07.11.2010 (18:29), Lexuar: 298 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio