Tetovë, 8 nëntor
Arsyet e prolongimeve ishin të natyrës objektive, sepse Shoqata kulturore Burimet e sharrit e cila e bën organizimin e këtij festivali ka qenë tepër e rënduar me aktivitete kulturore, kurse arsyeja e dytë e vonesës, ka të bëje me riparimin e Qendrës kulturore në Tetovë e cila gjatë kohë nuk ka mund të tuboi artist të natyrave të ndryshme për të shfaqur ndonjë program kulturo-artistik.Të gjitha punët organizative rreth mbajtjes së festivalit, tani më kanë përfunduar, Janë përcaktuar grupet pjesëmarrëse, lokacioni i mbajtjes dhe mënyra e organizimit. Për shkak të mungesës së mjeteve financiare, koncepcioni programor i festivalit, nuk do të jet si ato të viteve të kaluara, thotë Zilfi Aliu, drejtor i shoqërisë kulturo-artistike Burrimet e Sharrit.
Festivali i folklorit të përpunuar Burimet e sharrit2010, do të mbahet me 20 nëntor të këtij viti. Për dallim nga vitet e kaluara, kur ky festival ëhstë mbajtur më herët, këtë vit ky festival do të mbahet në mes të nëntorit.
Arsyet e prolongimeve ishin të natyrës objektive, sepse Shoqata kulturore Burimet e sharrit e cila e bën organizimin e këtij festivali ka qenë tepër e rënduar me aktivitete kulturore, kurse arsyeja e dytë e vonesës, ka të bëje me riparimin e Qendrës kulturore në Tetovë e cila gjatë kohë nuk ka mund të tuboi artist të natyrave të ndryshme për të shfaqur ndonjë program kulturo-artistik.
Të gjitha punët organizative rreth mbajtjes së festivalit, tani më kanë përfunduar.
Janë përcaktuar grupet pjesëmarrëse, lokacioni i mbajtjes dhe mënyra e organizimit. Për shkak të mungesës së mjeteve financiare, koncepcioni programor i festivalit, nuk do të jet si ato të viteve të kaluara, thotë Zilfi Aliu, drejtor i shoqërisë kulturo-artistike Burrimet e Sharrit.
Sipas tij, nëntë grupet artistike të cilat do të performojnë në kët festival, do të shfaqin një program mjaft cilësor, pasi performancat e tyre janë të përzgjedhura me vëmëndje dhe me vlera mjaft të larta artistike, të cilat kanë për qëllim, ruajtjen e autencitetit me krijime të përpunuara dhe të stilizuara në frymën e folklorit tradicional shqiptar, si dhe ruajtjen dhe kalitjen e krijimeve me elemente të reja artistike.
Edicioni financohet nga ana Kuvendit komunal të Tetovës, Ministrisë së kulturës të republikës së Maqedonisë dhe organizatës ELEM, Elektranat e maqedonisë. (U.H)