9 nëntor-
Ndërsa pas njoftimeve për shqyrtim dhe krahasim me dosjet tjera të formuara në atë kohë nga shërbimet e njejta mundë të konstatojmë se të njejtat nuk janë relevante që komisioni të mundë të veprojë në bazë të të njejtës., thotë Tome Haxhiev, kryetar i Komisionit për verifikimin e fakteve.
Komisioni për verifikimin e fakteve sot i shpalli të pavlefshme edhe fotokopjet e dokumenteve të shërbimeve sekrete serbe, nën emrin e dosjes Ibri, e cila ditë më parë iu dorëzua këtij komisioni. Kryetari i komisionit Haxhiev, tha se fotokopjet nuk mund të jenë relevante për komisionin në fjalë. Dosja Ibri, e cila për herë të parë doli publikisht në mediat vendore në gjuhën maqedonase, i atribuohej kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti.
Paraprakisht, komisioni për verifikimin e fatkteve ui shpalli të pavlefshme dhe dosjet me emrat Mama, Daja dhe Strelac, të cilat gjithashtu i atribuoheshin krerëve të lartë të BDI-së.
Të dhënat që morëm nga dosja e ashtuquajtur Ibri e cila u dorzua në fotokopje, pas marrjes së njoftimeve për shqyrtimet e kryera për të vërtetat, është konstatuar se për fotkopjet e njejta nuk ekzistojnë dokumente origjinale. Në bazë të kësaj, fotokopjet nuk mundë të jenë relevante për Komisionin për verifikimin e fakteve.