Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Promovohet libri i Hasan Jasharit, "Ese tė filozofisė politike"
Promovohet libri i Hasan Jasharit, "Ese të filozofisë politike"
9 nëntor- Librin ua kam premtuar vitin e kaluar sudentëve të shkencave politike si libër ndihmës. Sot para nesh parashtrohen një numër I madh I dilemave dhe sfidave. Ndonëse autoritarizmi dhe socializmi kanë rënë, edhe 200 vite pas jetësimit të revolucionit francez dhe amerikan, parimet e barabarësisë dhe të lirisë ende nuk e kanë treguar se duhet qëndrueshmërinë e aftësinë e tyre për t`u përtërirë. Para intelektualëve gjithnjë e më tepërpo parashtrohen pyetje dhe imponohen dilema se si do të organizohet shteti dhe si do ai të jetë në shër bim që të mbrojë interesat e qytetarit. Pra duhet që politika që është në toeri të vihet në praktikë”, tha Jashari
Promovohet libri i Hasan Jasharit, \'Ese tė filozofisė politike\'
Urim Hasipi

Në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, është promovuar libri “Ese të filozofisë politike”, me autor Hasan jashari, I cili njëherit është edhe ligjërues në këtë Universitet. Lidhur me këtë libër profesori Jashari, shprehet se përmes librit dëshiron që libri në fjalë, të bëjë filozofinë politike më të përafërt me realitetin tonë në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri.


“Librin ua kam premtuar vitin e kaluar sudentëve të shkencave politike si libër ndihmës. Sot para nesh parashtrohen një numër I madh I dilemave dhe sfidave.

Ndonëse autoritarizmi dhe socializmi kanë rënë, edhe 200 vite pas jetësimit të revolucionit francez dhe amerikan, parimet e barabarësisë dhe të lirisë ende nuk e kanë treguar se duhet qëndrueshmërinë e aftësinë e tyre për t`u përtërirë.

Para intelektualëve gjithnjë e më tepërpo parashtrohen pyetje dhe imponohen dilema se si do të organizohet shteti dhe si do ai të jetë në shër bim që të mbrojë interesat e qytetarit. Pra duhet që politika që është në toeri të vihet në praktikë”, tha Jashari.

Ndërkaq, recenzenti I këtij libri Veton latifi, tha se autori në librin e tij, I sheh elitat politike të jenë një element kritik në procesin politik sepse elitat drejtojnë institucione politike dhe vendosin se kush merr, çfarë merr, kur dhe si merr.

”Filozofia politike nuk është një metodologji, një doktrinë, ose pikpamje, por një përmbkedhje e problemeve të cilat mund të ndihmojnë për t`u thelluar, inkurajuar dhe udhëhequr kërkimet politikologjike”, tha Latifi.

Ndërkaq, në emër të profesorit Ferid Muhiq, foli demush Bajrami, I cili lexoi letrën që e kishte dërguar profesor Muhiq.

“Libri paraqet një përmbledhje përmbajtjesh të cilësisë së ndryshimeve politike të krijuara nga demokratizimi I shoqërisë pas rënies së murit të berlinit, para se gjithash në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri”, thotë Muhiq.

Profesor, studentë, të afërm të autorit, kanë marrë pjesë në promovimin e ditës së martë në UEJL.


Publikuar: 09.11.2010 (18:40), Lexuar: 333 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio