Qeveria përshëndet lirimin e Boshkovskit
10 korrik - Qeveria e Maqedonisë sot e përshëndeti vendimin e Tribunalit të Hagës për lirimin e ish-ministrit të brendshëm, Lube Boshkovski.
Por, në komunikatën e Qeverisë shprehet keqardhje për dënimin e Johan Tarçullovskit.
Qeveria e përshëndet vendimin e gjykatës, por njëkohësisht shprehë keqardhje për dënimin e Tarçullovskit. Shpresojmë se në procedurën e mëtejshme të ankesës, Tarçullovskit do t`i mundësohet që të shpalos faktet dhe të publikojë rastin e tij, thuhet në komunikatën e Qeverisë.
Qeveria gjithashtu nënvizon se mbetet në mbështetjen e mëtejshme për mbrojtjen e Johan Tarçullovskit duke ndihmuar në nxjerrjen e fakteve deri në mbylljen e procesit gjyqësor.
Ish-zyrtari i lartë i policisë speciale u dënua me 12 vjet heqje lirie, me akuzën se ka qenë i involvuar në vrasjen e civilëve shqiptarë në operacionin e 10 gushtit të vitit 2001 në Luboten të Shkupit.