Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Takimi i liderėve tė partive politike nė Maqedoni
Takimi i liderëve të partive politike në Maqedoni
7 shkurt- Opozita maqedonase e udhëhequr nga LSDM kërkoi disa kushte për fillimin e dialogut dhe rikthimin e saj në Parlament: si janë krijimi i kushteve për funksionimin normal të të gjitha mediave, sidomos televizioni A1 dhe mediat tjera të afërta me opozitën; ndryshimet e kodit zgjedhor, reforma në sistemin e gjyqësorit dhe kushte tjera, që më pas vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Takimi i liderėve tė partive politike nė Maqedoni
Në Maqedoni sot mbahet takimi i liderëve të partive parlamentare të organizuar nga presidenti Gjorgje Ivanov për tejkalimin e krizës politike.

Në takimin ku do të marrë pjesë kryeparlamentari Trajko Veljanovski pritet të marrin pjesë të gjithë liderët e partive politike parlamentare, përveç kreut të PDSH-së, Menduh Thaçi, i cili refuzoi tryezën e thirrur nga presidenti Ivanov, me arsyetimin se bëhet fjalë për dialog manipulativ.

Të gjitha forcat politike të opozitës që do të jenë pjesëmarrëse gjatë fundjavës kanë shprehur kërkesat dhe kushtet e tyre për tejkalimin e krizës politike dhe rikthimin e tyre në Parlament, pas bojkotit që ka hyrë në javën e dytë.

Opozita maqedonase e udhëhequr nga LSDM kërkoi disa kushte për fillimin e dialogut dhe rikthimin e saj në Parlament: si janë krijimi i kushteve për funksionimin normal të të gjitha mediave, sidomos televizioni A1 dhe mediat tjera të afërta me opozitën; ndryshimet e kodit zgjedhor, reforma në sistemin e gjyqësorit dhe kushte tjera, që më pas vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Demokracia e Re (DR) e Imer Selmanit dje parashtroi kushtet e saj lidhur me dialogun politik: revidimin dhe ndryshimin e Ligjit për regjistrimin e popullsisë, aplikimin e Badenterit në Gjykatën Kushtetuese, Këshillin gjyqësor si dhe në miratimin e buxhetit shteëror, etj, por edhe kushte të tjera.

Partitë në pushtet VMRO-DPMNE dhe BDI kanë bërë të ditur se pas takimit të liderëve do të japin vlerësimet e tyre lidhur me kërkesat e partive opozitare.

Bashkësia ndërkombëtare ka vazhduar thirrjet për rikthimin e opozitës në Parlament dhe hapjen e dialogut politik midis të gjithë palëve politike në Maqedoni.


Publikuar: 07.02.2011 (12:37), Lexuar: 301 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio