Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Partitė maqedonase insistojnė pėr kishėn nė Kala
Partitë maqedonase insistojnë për kishën në Kala
7 shkurt- Shoqata fetare dhe joqeveritare maqedonase kanë bërë thirrje për ndërtimin e kësaj kishe, duke paralajmëruar aktivitete tjera për realizimin e këtij projekti.
Partitė maqedonase insistojnė pėr kishėn nė Kala
Partitë dhe shoqata maqedonase apelojnë për vazhdimin e projektit për ndërtimin e kishës në Kalanë e Shkupit.



Partia minore ultranacionaliste TMRO, e cila është pjesë e koalicionit me VMRO-DPMNE i jep mbështetje nismës për ngritjen e kishës, e cila siç thuhet “ka ekzistuar me shekuj në Kalanë e Shkupit dhe është shprehje e traditës krishtere ortodokse në këto troje”.



Kjo parti theksoi se Qeveria nuk duhet të bie pre e presioneve vehabiste për ndërprerjen e punimeve për ndërtimin e kishës.



Edhe shoqata fetare dhe joqeveritare maqedonase kanë bërë thirrje për ndërtimin e kësaj kishe, duke paralajmëruar aktivitete tjera për realizimin e këtij projekti.



Punimet për ndërtimin e kishës përkohësisht u ndërprenë javën e kaluar pas kërkesës së partisë shqiptare në pushtet BDI. "Aty ku gjurmohet nuk ndërtohet, por konservohet. Ne e respektojmë nevojën për gjurmime dhe konfirmimin e vlerave të gjetura historike, por kalaja si fortesë që i ka mbijetuar shumë periudhave kulturave dhe pushtimeve është historia vetë. Për këtë arsye ndërtimi i objekteve të reja paraqet ndërhyrje dhe zhvlerësim të vlerave historike të këtij objekti të lashtë", ka theksuar në reagimin e saj BDI.



Kundër ndërtimit të këtij objekti që dëmton Kalanë e Shkupit janë shprehur edhe partitë e tjera politike dhe shoqatat joqeveritare e fetare, ndërsa jozyrtarisht pritet edhe reagimi i ambasadës turke, e cila e njeh Kalanë si një monument historik gjatë periudhës së perandorisë otomane.



Bashkësia Fetare Islame në Maqedoni ka paralajmëruar se ajo do të ngrejë nismën për ndërtimin e një xhamie në Kala, e cila gjithashtu ka gurthemelet e saj që datojnë me shekuj në atë lokalitet.


Publikuar: 07.02.2011 (12:39), Lexuar: 352 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio